Gjykatësi suprem Kiro Zdravev është kryetari i ri i Këshillit gjyqësor.
Në frymën e zgjedhjeve presidenciale, anëtarët e këtij trupi votuan në mënyrë të fshehtë prapa kabinës, ndërsa fletëvotimet i vendosnin në kuti të zgjedhjeve. Pasi që përfundoi votimi dhe zgjedhja, Zdravev në deklaratën e parë në rolin e kryetarit të Këshillit gjyqësor, ishte i rezervuar lidhur me raportin e PSP-së se katër gjykatës – Jovo Vangellovski, Svetllana Kostova, Sofija Laliçiq dhe Aleksandra Zafirovska kanë punuar sipas diktatit politik. Nuk dha përgjigje konkrete se çfarë do të ndërmarrin. Paralajmëroi se në vjeshtë do të fillojnë t’i përpunojnë parashtresat që i janë dorëzuar Këshillit, e që kanë të bëjnë me veprimin e pandërgjegjshëm të gjykatësve.
Gjithçka që është ngritur para Këshillit Gjyqësor si parashtresë për përcaktimin e përgjegjësisë së cilitdo, pavarësisht nëse është gjykatës, kryetar gjykate, e aq më tepër anëtar i Këshillit Gjyqësor, kryetar i Këshillit Gjyqësor, këto procedura duhet doemos t’i përfundojmë”. – tha Kiro Zdravev, kryetar i Këshillit Gjyqësor
Zëvendëskryetar u zgjodh Selim Ademi. Atij mandati i skadon në tetor, ndërsa është zgjedhur anëtar me propozim të Kuvendit.
Kiro Zdravev në këtë post vjen në vend të Zoran Karaxhovskit, të cilit i skadoi mandati. Ndryshe, ky trup i cili avancon dhe shkarkon gjykatës, heton veprimin e pandërgjegjshëm te shefi i Supremes, Jovo Vangellovski, si dhe kolegët që e liruan nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan që të mbrohet në liri dhe ia anuluan paraburgimin./AlsatM/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...