Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Fondit Shqiptar për Zhvllimin e Diasporës, i kryesuar nga Soana Jaupllari, udhëheqëse e këtij fondi.
Qëllimi I kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mes të dyja institucioneve që lidhen me diasporën.
Zëvendësministi Kilaj i inofrmoj ata se Ministria e Diasporës ka projekte të veçanta, përmes të cilave i ofrojnë mbështetje mërgatës kosovare. Me theks të veçantë, zëvendësministri
Kilaj përmendi subvencionet që Ministria e Diasporës u ofron shoqatave të ndryshme në diasporë, duke përfshirë ato të kulturës, sportit etj. Po ashtu, zëvendësministri Kilaj e informoj delegacionin nga Shqipëria edhe për procesin e regjistrimit të diasporës kosovare.
Ndërkaq, zonja Jaupllari e ka përgëzuar Ministrinë e Diasporës për punën e bërë në gjithë këto vite, veçanërisht për regjistrimin e diasporës. Ajo tha se përvoja e Kosovës do të shërbejë edhe në punën e tyre.
Përfaqësuesit e Fondit e informuan z. Kilaj edhe për punën dhe projektet që bën Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës./arbresh.info
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje