Pacolli kërkon ndërhyrjen e BE-së për ndalimin e këshilltarit të Haradinajt nga BIA serbe

14:35 | 25 Prill 2019
V. S.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas ndalimit nga BIA serbe të këshilltarit të Haradinajt, Srdjan Jovanoviq.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Jovanoviqit, teksa ka kërkuar edhe reagimin e BE-së në lidhje me këtë rast.

Postimi i plotë:

“Dënojmë fuqishëm ndalimin dhe kërcënimin e serbëve të Kosovës nga aparati i sigurisë së Beogradit. Srdjan Jovanoviq nga Partia Liberale është ndaluar nga Policia e serbisë. Ne kërkojmë lirimin e tij të menjëhershëm dhe dënimin e Bashkimit Evropian për presionin që Beogradi u bën serbëve të Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme