Google ADS

Protesta e opozitës, zbulohet ku do jetë Basha

14:17 | 25 Prill 2019
A. B.

Opozita e Bashkuar do të protestojë sot në orën 18:00 duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të jetë në Milot në protestën e orës 18:00.

Ndërsa do të bllokohen rrugët në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.

Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot tek karburanti në autostradë.

Edhe ish- kryeministri Sali Berisha përmes rrjeteve sociale u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë.

Të ngjashme