Katër komunat veriore të Kosovës pritet që së shpejti t’i hynë zgjedhjeve për kryetarë.
Pjesëmarrëse në këtë proces janë tri subjekte politike, Vetëvendosje, PDK dhe Lista Serbe. Megjithatë kjo e fundit nuk është certifikuar ende pasi që nuk i ka marrë votat e duhura në KQZ, raporton lajmi.net.
E zgjedhjet në këtë pjesë të Kosovës, pritet të jenë sfidë edhe për institucionet e sigurisë.
Gjatë ditës së djeshme, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se në veri situata është tensionuar për shkak të procesit të zgjedhjeve.
Ai madje ka paralajmëruar edhe disa ndryshime në stacionet policore në atë pjesë.
Por, a pritet një riaktivizim i strukturave paralele serbe?
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, për lajmi.net thotë se situata në veri është shumë e brishtë dhe me mundësi përkeqësimi.
Ai thotë se me riardhjen e kryetarëve serbë në këto komunë, Beogradi synon destabilizim të situatës.
“Edhe ashtu çështjen e sigurisë e kemi pasur shumë të brishtë atje me mundësi përkeqësimi. Mirëpo, se çka pason me rastin e zgjedhjeve atje? Me ardhjen e kryetarëve të Listës Serbe atje Beogradi zyrtar dëshiron që të bëjë një destabilizim aty. Unë kujtoj që drejtori i Policisë ka pasur të drejtë kur ka thënë që duhet të ndërmarrim masa shtesë në atë pjesë të territorit, sepse pritet që të ketë eskalim të situatës së sigurisë dhe përkeqësim të saj”, thotë Qehaja.
Qehaja thotë se zgjedhjet në veri do të nxjerrin në pah përforcimin e strukturave paralele në veri, madje shton se edhe shërbimi sekret serb do të ndërhyjë në këtë proces.
“…madje pritet edhe përforcim i strukturave paralele. Shërbimi sekret serb do të ketë punë me të madhe dhe në çdo mënyrë do të tentojë që të bëj destabilizimin duke ia lënë fajin Prishtinës zyrtare. Prandaj si dhe në çfarë mënyrë institucionet tona përfshirë edhe AKI-në do të veprojnë, mbetet në vlerësimin e tyre, mirëpo unë mendoj që situata aspak nuk është e mirë”, thotë Qehaja.
E kështu nuk mendojnë nga policia e veriut.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, për lajmi.net thotë se në këtë pjesë të vendit mund të ketë incidente të izoluara, mirëpo jo të karakterit madhor.
Duke iu referuar deklaratave të drejtorit të Policisë, Hoti thotë se ai nuk e ka pasur fjalën ngjarjet e fundit, mirëpo për tensionet priten në të ardhmen.
“Incidente madhore të cilat kishin me ndiku në aspektin e sigurisë nuk ka dhe nuk ka pas. Drejtori sigurisht që nuk iu ka referuar ngjarjeve, por ai flet për tensionet që priten për shkak të zgjedhjeve. Domethënë ne e shohim procedurën se si po shkon në atë aspekt, por kjo nuk nënkupton me çdo kusht incident. Përndryshe incidente të karakterit madhor që kishin me e destabilizu situatën nuk ka pas dhe shpresoj që nuk do të ketë”, shpjegon Hoti për lajmi.net.
Megjithëse veriu i Kosovës, banohet me shumicë serbe, garës së zgjedhjeve për kryetarë i janë bashkuar edhe dy parti shqiptare.
Kandidatja e PDK-së për Mitrovicën e Veriut, Gonxhe Çaushi, kërkon nga organet kompetente që të jenë në gatishmëri gjatë kësaj periudhe.
Sipas saj, në veri është më se e nevojshme të shtohet numri i patrulluesve.
“Policia e Kosovës duhet të shtojë numrin e patrulluesve dhe të jenë të përgatitur në lidhje me ofrimin e sigurisë për qytetarët e katër komunave në veri. Ata duhet të jenë në gatishmëri për parandalimin e ndonjë sulmi që mund të ndodhë”, thotë ajo për lajmi.net.
Vlen të theksohet, se në veri nuk është shënuar ndonjë incident apo tensionim i theksuar i situatës qysh prej vitit të kaluar kur ishte arrestuar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Ky i fundit ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës, ndërkaq që kjo ngjarje ishte marrë si shkas nga Lista Serbe për dalje nga Qeveria. /Lajmi.net/
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë