Po ndalem pak tek ky djali, i cili ka ardhe prej Londre dhe që pêrmendet me injoraancên nga supermenat pretendues të Koshares. Ky djali që quhet Fisnik Ismajli, që po ka mbush edhe bateri, por edhe ka kodu dhe dekodu, ka përgju e ka blloku frekuneca bashk edhe me Gani Begun dhe Burim Berishën të quajtur “Flamurat”, por që me atë punë të ” pa rëndësishme” ka shpetu edhe jetê tonën dhe ushtarëve në përgjithsi. Ne jemi dêshmitar mbi 15 veta, tê gjithë komandues kompanive, togeve, skuadrave dhe luftëtarë tê tjerê bashk me komandantin Hisen Berishên, në njê konsult për marrjen e objektivave të reja, në një bunker të hapur, ku ishte njê rafshlartê, ku ishin vendosur topat, mortajat dhe një njêsi e kundër ajrorëve, aty rreth asaj rrafshlarte kishim bêrë edhe ndonjë bunker të mbuluar dhe të pa mbuluar që shfrytëzohej nga po këto njesi për të fjetur, dhe në atë rrafshlartê me rreth 30 ari ose më shumë, nuk kishte ra asnjë granat sërbe, në mungesë të kordinatave nga forcat sërbe. Gjatë këtij takim që ishin prezen ZV-Komandanti Esat Idrizi, kom. kompanie Valdet Bujupi, kom. Togu Arsim Deliu, skuadra e Gjenios Bajram Neziri(Bosi), kom.Petrit Shabanhagjaj (shqiponja), kom. Togu Naim Retkoceri (llapi), kom. njësia mortajave te 327 Rexhep Jahaj, (Breshri), i ndjeri kom. i njësisë së topave te 327-ta ose Bat. I parë Sokol Ganija, kom skuadre Driton Hamza, kom skuadre. Bilbil Breqani, kom. Togu Xhevdet Qaili (Drakukla), përsjellës i 327 Edmond Doki Grabanica, njësia Tigrat me Avni H Smakiqi, Afrim Siriniqi (Shkupi) Legenda e Kosharës Alma Shkupi etj…Afrim Maliqi, kom. Skuadre Besnik Duraku, kom togu Vajdin Berisha, percjlelles komandanti 327 Refki Raci, kom. Togu Muhamet Binaku (Veci), Selmon Hulaj, kurriri i 327-Sami Kida, përcjellës Faton Janqishta, policia ushtarake Omer Behluli, kom i logjistikês tek bat. I parë Mithat Vehapi, Ahmet Bytyqi etj…që edhe mund ti kem harruar, por le të më korrigjojnë ata vetë ose ndokush që e din për ndonjë dhe njêkohësisht ju kërkoj falje, ku komandant Hiseni jepte instrukcionet e tij.