Mungesë kuorumi, dështon mbledhja për shpenzimet e Kuvendit

11:43 | 25 Prill 2019
L G

Ka dështuar të mbahet mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike. Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj ka bërë të ditur se mbledhja ka dështuar për mungesë kuorumi.

“Pritëm mbi 20 minuta me shpresë që do të vijnë deputetët por siç po shihet ata nuk do të vyejnë. Për mungesë kuorumi kjo mbledhje shtyhet për një ditë tjetër, ka thënë ai.

Ndryshe në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohet raporti i shpenzimeve të Kuvendit te Kosovës për vitin 2018. I ftuar ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme