Sonda Insight e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet.
InSight monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin që ndodhi më 6 prill, mirëpo shkencëtarët njoftuan për ngjarjen më 23 prill. Shkencëtarët besojnë se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq.
Philippe Lognonne, një shkencëtar francez që është në krye të eksperimentit, tha se ishte emocionuese që më në fund të ketë dëshmi se Marsi posedon aktivitet sizmik. Marsi nuk është pothuajse aq geologjikisht aktiv sa Toka dhe nuk ka pllaka tektonike.
Shkencëtarët po analizojnë ende të dhënat, si dhe tre sinjale të tjera nga brendia e Marsit. Thuhet se të dhënat mund të zbulojnë informacion rreth madhësisë së bërthamës së shkrirë të Marsit. Matësi i termeteve u vendos në Mars në dhjetor, disa javë pasi sonda ateroi në sipërfaqe.
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...