Google ADS

Lista Serbe e dërgon në PZAP çështjen e moscertifikimit të kandidatëve

23:23 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi KQZ-ja nuk certifikoi kandidatët e saj për zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore.

Lista Serbe ka dështuar të certifikojë kandidatët për komunat veriore të Kosovës pasi Lëvizja Vetëvendosje ka abstenuar në votimin për certifikimin e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe dhe kandidatët e saj për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, pasi dy përfaqësuesit e Vetëvendosjes abstenuan.

Për komunat e veriut pjesë në zgjedhje do të marrin edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë e tjera shqiptare do të marrin pjesë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me komisionerë e monitorues por jo me kandidatë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe cili do të jetë vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj ankesës së Listës Serbe për moscertifikim të kandidatëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme