Revista prestigjioze “People” ka publikuar edhe për këtë vit emrin e “Gruas më të bukur” të vitit 2019.
Ajo është aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Garner, e cila ka fituar këtë ‘titull’ jo vetëm për shkak të bukurisë së saj fizike, shkruan Bordo.al.
Aktorja 47-vjeçare duket e qetë dhe e mrekullueshme si kurrë më par ënë kopertinën e reistës “People” teksa pozpn me make up natyral e ulur në pjesën e parme të një makine të bardhë. Në një rrëfim për mënyrën sesi balancon karrierën, biznesin dhe familjen, nëna e tre fëmijëve pozon e buzëqeshur ndërsa si titull ka të vendosur “Jam mirënjohëse çdo ditë”.
Por pavarësisht se është cilësuar si gruaja më e bukur për këtë vit, Garner pranon se ajo jo gjithmonë ndihet një grua tërheqëse.
“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigur dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.
Jennifer Garner është nëna e tre fëmijëve: Violet 13 vjeç, Seraphina 10 dhe Samuel 7 vjeç, nga martesa me ish-bashkëhsortin Ben Affleck, Jennifer Garner.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...