Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javad Zarif, ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump, kundër asaj që ai e përshkroi si “ekip famëkeq B”, anëtarët e të cilit, tha ai, përpiqen të nxisin konfliktin midis SHBA-ve dhe Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e tij në twitter, Zarif i tha presidentit Trump të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se, “Ju keni zhvilluar fushatë kundër ndërhyrjeve (ushtarake të huaja) të hidhura dhe të shtrenjta”.
“Kabineti i bashkëpunimit të nxitësve & kasapëve, famëkeqja #B_Team, po komploton për mënyrën se si ju keni negociuar”, tha ai.
Zarif më tej identifikoi anëtarët e “Ekipit B” si këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Bolton, Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, Princin e Kurorës së Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, si dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryediplomati iranian po ashtu iu drejtua sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i CIA-s.
“Ju (Pompeo) vazhdoni të bëni të njëjtën gjë te Departamenti i Shtetit”, tha Zarif.
Komentet e kryediplomatit iranian vijnë në përgjigje të komenteve të bëra nga Pompeo javën e kaluar, i cili tha se në kohën e tij si drejtor i CIA-s “kemi gënjyer, kemi mashtruar dhe kemi vjedhur”.
Ditëve të fundit tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit janë rritur. Irani kërcënon se do të mbyllë ngushticën strategjike të Hormuzit në përgjigje të sanksioneve të SHBA-ve mbi sektorin energjetik të Iranit.
Kearns,Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fi...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...