Formacionet zyrtare, AC Milan – Lazio

19:41 | 24 Prill 2019
Arbresh Info

AC Milani dhe Lazio do të përballen kokë me kokë për një vend në finale të Kupës së Italisë mbrëmjen e sotme (e mërkurë).

Dy skuadrat italiane kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin kthyes mes tyre në stadiumin San Siro në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, shkruan portali arbresh.info.

Nuk ka asgjë për të dalluar për shkak se të dy skuadrat kanë barazuar 0 me 0 në takimin e parë në Romë të zhvilluar gjatë muajit shkurt, ndonëse “Rossonerët” kanë regjistruar fitore minimale 1 me 0 në shtëpi në takimin së fundmi.

Fiorentina ose Atalanta do të jetë rivalët e mundshëm në sfidën e fundit të Kupës së Italisë për fituesin e ndeshjes së sotme.

Takimi mes Milanit dhe Lazios fillon në ora 20:45./arbresh.info/


AC Milan: Reina; Musacchio, Caldara, Romagnoli; Calabria, Kessié, Bakayoko, Laxalt; Suso, Piatek, Castillejo

Lazio: Strakosha; Bastos, Acerbi, Luiz Felipe; Romulo, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa, Immobile

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme