Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka miratuar dekretin i cili u lehtëson procedurat për marrjen e shtetësisë ruse atyre që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Lugansk, ku gjenden separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim nga Kremlini, Putin miratoi dekretin që do të lehtësoj ato që aplikojnë shtetësinë ruse me arsye humanitare.
Dekreti mundëson aplikime më të thjeshta për pranimin e shtetësisë ruse atyre që jetojnë në rajonet Donetsk dhe Lugansk. Më tej, në dekret është theksuar se vendimi ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të bazuara në rregullat e së drejtës ndërkombëtare.
Separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Lugansk të Ukrainës në vitin 2014 kishin shpallur të ashtuquajturën pavarësi kundër administratës së Kievit.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së