Gashi publikon klipin e ri, por ka një problem

18:46 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Reperi kosovar Gashi i rritur në Amerikë ka publikuar klipin më të ri ‘My Year’.

Por ky klip po has në probleme në Kosovë e  Shqipëri, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi që videoja nuk është e qasshme nga ana e produksionit që e ka ngarkuar në platformën YouTube.

Për këtë ka reaguar vetë artisti duke thënë që secili nga Kosova e Shqipëria të etiketojë RCA Records për ta bërë të mundur shikimin e videos.

“Çdo shqipe që jeton në Kosovë/Shqipëri të etiketojë rcarecords në postimin tim të fundit dhe t’ju thotë që ta bëjnë videon e qasshme”, shkruan Gashi në Instagram.

Kujtojmë se albumi i Gashit, emri i plotë i të cilit është Labinot ‘My Year’ po pëlqehet mjaft shumë nga audienca amerikane e diaspora./Arbresh.info/

My Year video is out!!!!!! I want to see nothing but ???? emojis and ????????!!!!

A post shared by GASHi (@gashi) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme