Zëvendës shefi i EULEX-it viziton Merdaren, takohet me autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit

18:18 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Zëvendës shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Thran, ka qëndruar sot në pikë kalimin e përbashkët në Merdare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka takuar autoritetet e Prishtinës dhe Beogradit.

“Zëvendës Shefi i Misionit, Bernd Thran dhe këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson u takuan sot me autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradit në Pikën e Përbashkët të Kalimit në Merdarë (PPK), për të diskutuar për trafikun e ngarkuar kohëve të fundit, si dhe për çështjet infrastrukturore dhe administrative që lidhen me funksionimin e PPK-së”, thuhet në njoftimin.

Siç thuhet në njoftim, të dyja palët pritën Thran në zyrat e tyre ekzistuese, ku zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, dhe ku EULEX-i ra dakord të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë në muajt e ardhshëm për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura në PPK.

“Pikat e përbashkëta të kalimit që janë plotësisht funksionale e që lejojnë qarkullimin efikas të trafikut do të jenë në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha Thran.

Thran ka qenë i përfshirë në ngritjen e PPK-së të miratuar nga Beogradi dhe Prishtina dhe vazhdon të jetë personalisht i interesuar për procesin në vazhdim dhe suksesin e kësaj iniciative të rëndësishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme