Google ADS

Pamje nga momenti tragjik, që ia mori jetën 27 vjeçarit nga Mitrovica

16:46 | 24 Prill 2019
L G

Një 27 vjeçar nga Mitrovica ka humbur tragjikisht jetën, derisa ishte duke punuar bashkë me disa shok të tij tek ish-objekti i hotel ‘Adriatikut’.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën me 22 prill, kur një pjesë e ndërtesës së hotelit, është shembur dhe e ka zënë nën rrënoja tashmë viktimën V.B.
Fillimisht asgjë nuk dihej për fatin e tij, derisa në mesnatën e 23 prillit forcat e kërkimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës e kishin gjetur trupin e tij nën rrënojat e objektit në Mitrovicës.

Më poshtë mund të shihni momentin tragjik të shembjes së ndërtesës së ish-hotelit ‘Adriatiku’, moment i cili ka qenë edhe fatal për jetën e të riut nga Mitrovica.
Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës, kanë konfirmuar se punimet në ndërtesën e ish-hotel Adriatikut ishin duke u zhvilluar pa lejen e autoriteteve komunale.

Ndërkohë prokurorja e rastit, Fetije Bajrami, se janë ndaluar nga policia dy persona lidhur me këtë rast, punëdhënësi dhe punëkryerësi në objektin e ish-hotelit.
Viktima V.B është varrosur dje në Mitrovicë, ndërkohë familjarët e tij kanë vendosur që të falin gjakun./Ballkani.info

Pamje nga linku poshtë

https://ballkani.info/wp-content/uploads/2019/04/7dZtOqk3jTNjZ7IvmYKC_24_4a50e7817322dce563f3e16935d664bd_video_240p_converted.mp4?_=1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme