Gjatë bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të ish Jugosllavisë prej marsit deri në qershor të vitit 1999, Aleanca është përpjekur që në çdo mënyrë të shmangë viktimat e njerëzve, çofshin ato edhe forcat e armatosura të cilat Kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq i kishte urdhëruar të bëjnë krime ndaj popullatës së pambrojtur civile shqiptare në Kosovë, me qëllim të dëbimit të popullatës shqiptare nga Kosova.
Atëbotë, qëllimi kryesor i aparaturës kriminele të Millosheviqit ishte që me dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova me të gjitha mjetet, të përmirësohet përqindja demografike në favor të serbëve dhe kështu, që popullata serbe të jetë me përqindje më të madhe në mënyrë që Serbia përfundimisht ta mbajë Kosovën nën sundimin e saj.
Mirëpo, bota demokratike, nuk deshi që në Evropë të ndodh edhe një kasaphane sikur kishte ndodhur disa vjet më parë në Bosnje dhe Hercegovinë, prandaj pas shumë paralajmërimeve dhe kërcënimeve, vendosi që me bombardime të caqeve ushtarake serbe t’i jep fund masakrave të përditshme të cilët ndodhnin në Kosovë ndaj popullsisë civile shqiptare.
Megjithatë, edhe gjatë luftës së hapur kundër ish Jugosllavisë, NATO ka treguar humanizimin e tij duke i paralajmëruar pjesëtarët e forcave ushtarake të armikut që t’i braktisin pajisjet dhe armatimin e Ushtrisë së Jugosllavisë, të cilat ishin cak i bombardimeve, në mënyrë që të ketë sa më pak viktima në njerëz.
Në këtë drejtim, aeroplanët e NATO-s vazhdimisht lëshonin afishe me paralajmërime për njerëzit të cilët kanë qenë nëpër pozicione luftarake që të largohen nga pajisjet nëse duan të mbeten gjallë, sepse ato ishin cak i bombave.
Ato afishe kishin përmbajtje si në vijim:
Vërejtje gjithë forcave të UJ!
Më shumë se 13.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të Jugosllavisë tashmë i kanë braktisur radhët ushtarake, pasi refuzojnë t’i zbatojnë urdhrat jolegale të Millosheviqit në luftën e tij kudër civilëve në Kosovë.
Qëndro në Kosovë dhe do të jesh i përballur me vdekje të sigurt, apo braktise njësitin tënd dhe veprimin luftarak dhe ik sa më shpejtë. Nëse vendos të mbetesh NATO do të të sulmojë nga të gjitha anët.
Zgjedhja është e jotja.
NATO.
Apo:
Mos më prit!
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...