Irani u është përgjigjur thirrjeve nga Uashingtoni për të rinegociuar marrëveshjen bërthamore, që ka nënshkruar me fuqitë botërore, pasi presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se Teherani do të jetë i gatshëm për të negociuar vetëm kur Shtetet e Bashkuara të heqin presionin dhe të kërkojnë falje për ato që ai i ka cilësuar si “hapa ilegalë”.
“Ne gjithmonë kemi qenë njerëz të negociatave dhe diplomacisë, ashtu siç kemi qenë njerëz të luftës dhe mbrojtjes”, ka thënë Rohani më 24 prill.
“Negociatat janë të mundura vetëm nëse largohet gjithë presioni, ata kërkojnë falje për hapat e tyre ilegalë dhe ka respekt reciprok”, është shprehur ndër të tjera ai.
Më 23 prill, çmimet globale të naftës kanë prekur nivelin më të lartë nga muaji nëntor, pasi Uashingtoni ka njoftuar se nuk do të vazhdojë masat lehtësuese për vendet që importojnë naftë iraniane nga java e ardhshme.
Ky njoftim është konsideruar presion për vendet importuese të naftës që të mos kenë më lidhje me rezervat e Teheranit.
Irani ka nënshkruar një marrëveshje bërthamore me fuqitë botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara më 2015, për lirim nga sanksionet ndërkombëtare, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor, përcjell rel.
Mirëpo Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga kjo marrëveshje më 2018 dhe kanë rivendosur të gjitha sanksionet ndaj Iranit.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se marrëveshja bërthamore e Iranit ka pasur shumë mangësi, pasi nuk ka adresuar programin e raketave balistike të Iranit, përmes së cilit pretendohet se Teherani sponsoron terrorizmin.
Vendet tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, Franca, Gjermania, Britania, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kina, kanë punuar kohën e fundit për të ruajtur zbatimin e këtij dokumenti.
Megjithatë, anulimi i masave lehtësuese nga Uashingtoni, nënkupton se Shtetet e Bashkuara tani janë duke kërcënuar me sanksione secilin shtet që nuk vepron në përputhje me kërkesat amerikane.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje