Më 19 Prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.
Meqenëse neni 32.3 i ligjit të RTK-së ishte i paqartë rreth 2/3 e votave të anëtarëve për zgjedhjen e drejtorit, Bordi i RTK-së kërkoi interpretim ligjor. Pas marrjes së interpretimit ligjor i cili e qartëson nenin 32.3 të ligjit të RTK-së, Bordi sot konstatoi se Ngadhnjim Kastrati emërohet Drejtor i Përgjithshëm për një mandat 3 vjeçar.
Indeksonline ka kontaktuar edhe ekspertë të çështjeve juridike dhe kushtetuese rreth nenit 32.3 të ligjit të RTK-së dhe rreth vendimit të Bordit për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm.
Florent Muçaj, ligjërues i të drejtës kushtetuese, thekson se “në rastin konkret, nuk përcaktohet specifikisht me Ligjin Nr. 04/L-046 për Radio Televizionin e Kosovës se për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, nevojiten 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të bordit, që janë 11. Po të ishte kështu atëherë pjesë e kuorumit vendimmarrës do te duhej të llogariteshin të gjithë njëmbëdhjetë (11) anëtarë dhe të njëjtit do të duhej të votonin.
Ligji Nr. 04/L-046 për Radio Televizionin e Kosovës ka përcaktuar shprehimisht në nenin 32 paragrafi 3 se për t’u emëruar Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, duhen vetëm 2/3 e votave të anëtarëve të bordit të RTK-së, që në këtë rast nënkupton 2/3 e anëtarëve aktual, që janë nën mandat dhe që mund t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, me votë, sipas Ligjit Nr. 04/L-046 për Radio Televizionin e Kosovës. Pra përderisa Ligji nuk e përcakton shprehimisht se duhen 2/3 e të gjithë anëtarëve të Bordit, atëherë nënkuptohet që këtu është fjala, për 2/3 e anëtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Ky standard i vendimmarrjes përcaktohet edhe sipas Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, kur bëhet fjalë për organet kolegjiale, thotë njohësi çështjeve kushtetuese Florent Muçaj.
Pothuajse të njëjtin interpretim e ka edhe avokati Labinot Vata. “Në lidhje me pyetjen tuaj, mendoj që votimi i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, është bërë në mënyrë të rregullt juridikisht. Për këtë e mbështes në disa argumente: E para, ditën e mbledhjes kur është votuar Drejtori i Përgjithshëm në mbledhje kanë qenë shtatë anëtarë, që do të thotë se kuorumi është plotësuar. Çështja tjetër ka të bëjë me atë se nenin 32.3 i Ligjit për RTK-në, përcakton se drejtori i përgjithshëm emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Këtu duhet nënkuptuar anëtarët aktual, sepse Bordi aktualisht i ka shtatë anëtar funksional. Pra në shumicën për vendimmarrje me rastin e emërimit të drejtorit nuk duhet të llogaritën të gjithë njëmbëdhjetë anëtarët e Bordit, sepse katër prej tyre nuk kanë mandate funksionale dhe zgjedhja e tyre varet nga kuvendi edhe nuk dihet se kur do të ndodh. Andaj në këtë rast shumica vendimmarrëse llogaritet duke pasur parasysh anëtarët aktual të Bordit të cilët kanë mandat”, thotë avokati Labinot Vata.
Ngadhnjim Kastrati ka një përvojë 16 vjeçare në media, fillimisht si gazetar në agjencinë e lajmeve “Kosovalive” pastaj në Radio Televizionin e Kosovës, që 13 vjet duke filluar si gazetar televiziv, pastaj redaktor, redaktorë përgjegjës, autor i shumë emisioneve debatuese politike. Ngadhnjim Kastrati është i martuar dhe ka 2 fëmijë
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...