As në mbledhjen e sotme të KQZ-ës, nuk ka çertifikuara kandidatët e listës serbe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri.
Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosjes, abstenuan ndërsa 6 anëtarët e tjerë votuan për. Pas këtij vendimi Valdete Daka tha se lista serbe ka të drejtë ankese për këtë vendim, raporton Arbresh.info.
Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi ka propozuar që t’i jepet kohë 24 orë listës serbe që të nderoj tre kandidatet ose të distancohet nga deklaratat e tyre.
“Kam pritur që lista serbe të ndryshojë tre kandidatët e emëruara, e gjithashtu kam pritur që lista serbe të distancohet nga përmbajtja e këtyre deklaratave. Propozoj që ti japim kohë 24 orë që të ndërroj këta tre kandidat ose të dal me deklarata që distancohet nga deklaratat e tyre. Ne do të abstenojmë, jo që jemi kudër serbëve por të këtyre kandidatëve“, tha Adnan Rrustemi nga VV.
Valdet Daka, ka thëne se KQZ, nuk është institucion që të kushtëzoj partitë politike por t’i vlerësoj kandidatët se a i protestojnë kushtet ligjore.
“Kandidatët i kanë plotësuar ligjërisht kushtet” tha ajo duke iu replikuar Adnan Rrustemit, nga VV./Arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...