Google ADS

Gattuso planifikon ndryshime të mëdha për ndeshjen AC Milan – Lazio

08:21 | 24 Prill 2019
Arbresh Info

Trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso pritet të bëjë ndryshime të mëdha në fushë duke shfrytëzuar formacionin 3-4-3 për ndeshjen e “Rossonerëve” në Kupë të Italisë ndaj Lazios.

Dy skuadrat janë ndarë baras në takimin e parë të gjysmëfinales, por finalisti do të vendoset mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen kthyese në San Siro, transmeton portali arbresh.info.

Gattuso dëshiron të shoh skuadrën e tij duke vazhduar tutje dhe La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri do të shfrytëzojë një skemë befasuese prej 3-4-3.

Mattia Caldara, paraqitja e vetme e të cilit këtë sezon erdhi kundër F921 Dudelanges në Evropa Ligë më 20 shtator, pritet të startojë në mbrojtje, ndërsa Diego Laxalt do të jetë në krahun e majtë.

Samu Casitllejo do të startojë në sulm, ndërkohë që dyshja Lucas Paqueta dhe Hakan Calhanoglu pritet të startojnë ndeshjen nga bankina./arbresh.info/


Formacioni i mundshëm i Milanit ndaj Lazios: Reina; Caldara, Musacchio, Romagnoli; Calabria, Kessie, Bakayoko, Laxalt; Suso, Piatek, Castillejo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme