Google ADS

Nicole Kidman flet për fëmijët adoptivë me Tom Cruise

22:59 | 23 Prill 2019
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur Nicole Kidman është treguar gjithnjë e rezervuar për fëmijët adoptivë që ka me ish-bashkëshortin e saj aktorin Tom Cruise.

Por gjatë intervistë më të fundit që ajo ka dhënë për “Vanity Fair” aktorja është shprehur për ta. Nicole ka thënë se vajza e saj 26-vjeçare  Isabella jeton në Londër, ndërsa djali 24-vjeçar Connor në Miami.

Bella jeton në rrethinat e Londrës. Ajo është e martuar dhe ka nisur linjën e saj të T-shirt  (BKC Bella Nicole Kidman). Ajo ndihet më shumë britanike. Ne kemi jetuar aty në kohët kur janë xhiruar filmat “Eyes Wide Shut”, Mission Impossible, dhe The Portrait of a Lady.  Të dy fëmijët kanë patur theks britanik kur kanë qenë të vegjël. Ndërkohë Connor është  muzikant dhe jeton në Miami,”-ka thënë aktorja.

Nicole dhe Tom i adoptuan fëmijët gjatë kohës kur ishin të martuar, lidhje e  cila zgjati nga 1990 deri në 2001.

Gjithashtu Kidman ka edhe dy vajza të tjera nga martesa e saj me Keith Urban, Sunday 10 vjeçe dhe Faith 8  vjeçe./Opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme