Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka vendosur shtatë yje në shitje derisa kërkon të krijojë fonde për merkato.
Arsenali është duke u rivalizuar nga Tottenham, Chelsea dhe Manchester United për pozitën në top katërshe në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ata e arrijnë këtë, ata do të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve – gjë që do të jetë shumë e rëndësishme në biznesin e tyre që duhet të kryhet gjatë verës.
Jo vetëm se klubi pranon një shumë të madhe financiare, por joshja për të luajtur në kompeticionin elitë mund t’i ndihmojë atyre për t’iu bashkuar skuadrës së tyre. Dhe sa i përket Arsenalit, kjo është një punë e madhe që duhet të kryhet gjatë verës por Emery nuk është duke pranuar fondet e nevojshme.
Shumë raportet kanë zbuluar se spanjollit i janë dhënë vetëm 45 milionë funta për merkaton e ardhshme, shifër që është tepër e vogël për një skuadër në nevojë për rifreskim.
Si rezultat i kësaj, Emery ka vendosur një numër lojtarësh në listë që synon t’i shes në mënyrë për të rritur fondacionet e vogla në dispozicion, të paktën kështu raporton Daily Mail.
Ndër ta janë të përfshirë edhe yjet e skuadrës së parë si Shkodran Mustafi, Henkrih Mkhitaryan dhe Mesut Ozili, transmeton portali arbresh.info.
Sa i përket futbollistit shqiptar, tifozët tashmë kanë humbur durimin ndaj tij për shkak të gabimeve të vazhdueshme gjatë tri sezoneve të tij në Emirates.
Megjithatë, Emery ka një problem të madh rreth ish reprezentuesit të Gjermanisë, i cili iu kushtoi atyre 35 milionë funta për transferim nga Valencia gjatë verës së vitit 2016. Daily Mail raporton se asnjë klub nuk është i interesuar për shërbimet e tij dhe prandaj “Topçinjtë” do të humbin një shumë të dukshme në rast se e lejojnë largimin e tij.
Përveç kësaj treshe, ish trajneri i Paris Saint Germainit kërkon të heq dorë nga lojtarët si Carl Jenkinson, Mohamed Elneny, David Ospina dhe Calcum Chabers.
Dyshja e fundit janë dërguar në formë huazimi te Napoli dhe Fulhami respektivisht, por do të shiten kur të rikthehen në fund të sezonit në skuadër.
Aaron Ramsey tashmë ka vendosur për largim klubi në fund të këtij sezoni për shkak se ka arritur një marrëveshje paraprake me Juventusin.
Uellsiani nuk është vetmi të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit ndërkohë që edhe Petr Cech dhe Danny Welbeck pritet të largohen gjithashtu./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë