Unai Emery këmbëngul se ambicionet e Arsenalit për të përfunduar në top katërshe në Premierligë janë në duart e tyre, me gjithë garën e nxehtë që e pret në tri ndeshjet e fundit.
Shpresat e Arsenalit për ta përfunduar sezonin në top katërshe në Premierligë morën goditje të rëndë nga Crystal Palace. Skuadra e Emeryt humbi 3:2 në Emirates në fundjavë, transmeton Gazeta Express.
Arsenali momentalisht renditet në vendin e pestë me një pikë më pak se rivali, Chelsea, që gjendet në vendin e katërt.
Megjithatë, skuadra e Emery ka një lojë më shumë në dispozicion, që nënkupton se nëse i fiton të gjitha ndeshjet e mbetura do të përfundojë në vendin e katërt të paktën.
“Është në dorën tonë. Në fillim të sezonit dhe pas pushimit dimëror, ne vuajtëm për t’u ngjitur në renditje”, tha Emery.
“Jemi në një pozitë që na jep mundësi shumë të madhe për ta arritur synimin tonë të parë. Komentet vendimtare kanë ardhur. Nesër na pret një ndeshje e madhe”, shtoi ai.
Arsenali udhëton drejt Wolverhamptonit nesër, për t’u përballur me Wolves. /Gazeta Express/
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...