Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar video para ardhjes së Papa Françeskut, i cili më 7 maj do të qëndrojë në Shkup.
Qeveria ka ftuar qytetarët e vendit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në ligurgjinë e papës, që të pajisen me biletat. Siç njoftojnë nga qeveria, biletat do të ndahen pa para dhe do t’u jepen qytetarëve që do të regjistrohen.
“Më 7 maj në Shkup vjen Papa Françesku. Ftojmë qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë të pajisen me bileta për këtë ngjarje, tek cilado famulli katolike në vend, më së voni deri më 3 maj. Për më shumë informacione vizitoni faqen papa.mk”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Nga Kisha Katolike në Maqedoni, e cila është pas organizimit të kësaj ngjarje, thonë që presin prani nga të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, sipas agjendës Papa do të arrijnë në orën 08:15 më 7 maj, ndërsa do të ketë takime me krerët shtetëror.
Është paralajmëruar vizitë edhe tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës së bashku me liderët e bashkësive fetare, ndërsa më pas takime edhe me të varfrit.
Është planifikuar që papa vizitën ta përfundojë në orën 18:30, kur edhe nga Aeroporti i Shkupit do të udhëtojë për në Romë
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?