Humbja e votave, Zaev paralajmëron largime nga partia

16:18 | 23 Prill 2019
Arbresh.info

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev pranoi se për shkak të gabimeve të disa zyrtarëve të partisë nuk kanë marrë rezultatin e pritur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Nga Karposhi ku po bënte fushatë kandidati i partisë së tij për president Pendarovski, Zaev premtoi do të bëjë pastrim të funksionarëve.

Porosia është se ka pakënaqësi, pakënaqësi nga funksionarë nga pushteti qendror dhe lokal. Dhe atë porosi, unë i pari e pranova. Jo vetëm që e pranova por edhe i përgjigjem, gjithsesi se do të ketë ‘pastrim’ dhe gjithsesi se do të pastrojmë. Këtë qartë dhe zëshëm na treguan qytetarët dhe në mënyrë më elegante dhe demokratike. Votuesit na bënë që të fitojmë, por edhe hapur të na thonë, ndrysho diçka atje sepse nuk të bën puna. Dhe kjo është kështu”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në formë simbolike për pastrimin e paralajmëruar, aktori Dragan Spasov i dhuroi Zaevit një lopatë dhe fshesë. Për përgjegjësinë foli edhe kreu i Shkupit Petre Shilegov. Edhepse kandidati i pushtetit Pendarovski humbi në kryeqytet Shilegov tha se nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me punën e LSDM-së, në rrethine dytë në presidenciale nuk duhet të kthejnë shtetin mbrapa.

Për ne në këtë moment, fokusi është tek zgjedhjet presidenciale dhe ftoj qytetarët të dalin në masë. Nëse nuk kanë qenë të kënaqur nga qeverisja e LSDM-së nuk duhet ta dënojmë shtetin dhe ta kthejmë me dekada mbas. Po edhe unë si funksionar i zgjedhur nga ana e qytetarëve është normale se mbaj përgjegjësi ndaj tyre”-theksoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në LSDM nuk flasin se cilët janë funksionarët e pushtetit qendror dhe atij lokal që kanë dëshpëruar qytetarët. Madje as për atë nëse pastrimi do të përfshijë edhe funksionarët e partnerëve të koalicionit qeveritar, BDI, Alternativa dhe PDSH. Përfaqësuesit e socialdemokratëve thonë se vendimet për pastrim do të merren pas analizës që do të bëhet menjëherë sapo të përfundojë rrethi i dytë i zgjedhjeve./alsat m

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme