Më shumë se 200 hebrenj radikalë, në shoqërim të policisë kanë hyrë në kompleksin e Al Aksës, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria për Vakëfe e Kudsit bëhet e ditur se 237 hebrenj radikalë kanë hyrë në Al-Aksa.
Numri i hyrjeve është rritur për shkak të festës Pashkët, që filloi të premten e kaluar dhe zgjat deri më 27 prill. Edhe dje një grup hebrenjsh radikalë, mes të cilëve ishte edhe ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Ariel, në shoqërim të policisë, hyrën në kompleksin Al-Aksa.
Hebrenjtë radikalë në shoqëri të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin e Al-Aksës, gjë që sjell deri te rritja e tensioneve mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Izraelit.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të sipërfaqes së vjetër Kudsit që është nën pushtim izraelit, ndërsa paraqet pikë bashkimi i tri feve më të mëdha në botë.
Pas Mesxhidu-l Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al-Aksa është vendi i tretë më i rëndësishëm për myslimanët.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën