Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se 264 persona kanë humbur jetën në përleshjet e armatosura në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë shtypi në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasarevic, tha se 264 persona kanë humbur jetën që kur gjenerali Khalifa Haftar dha urdhrin për nisjen e një operacioni për kapjen e Tripolit më 4 prill, kurse 1.266 të tjerë janë plagosur.
Jasarevic tha se 21 nga të vdekurit dhe 69 nga të plagosurit janë civilë.
Ai tha se OBSH ka dërguar ekip shëndetësor për ndihmë emergjente në rajon, duke shtuar se organizata është duke i vizituar dhe duke u interesuar për familjet që janë detyruar të largohen si pasojë e përleshjeve.
Ndërkohë, Babar Baloch, zëdhënës i Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatë (UNHCR), tha se 32 mijë civilë janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga 4 prilli.
Ai tha se siguria e civilëve në rajon është nën rrezik si rezultat i konfliktit.
“U bëjmë thirrje palëve ndërluftuese në lidhje me mbrojtjen e civilëve dhe vazhdimin e transportit të ndihmave humanitare”, tha Baloch.
Baloch njoftoi se nga 32 mijë civilët e larguar, një pjesë e madhe janë strehuar në shtëpitë e të afërmve të tyre, kurse një pjesë tjetër në kampet e përbashkët në perëndim të Tripolit dhe në zonat bregdetare.
Ndryshe, më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, dha urdhrin për nisjen e një ofensive ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja.
Operacioni filloi para “konferencës së dialogut kombëtar” që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...