Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot mori pjesë në takimin e Komisionit të Granteve, ku u bë shqyrtimi i propozimit të granteve qeveritare për financimin e komunave për vitin 2020, me ç’rast ka paraqitur politikat e reja arsimore, për të cilat edhe ka kërkuar mbështetjen financiare.
Duke shprehur shqetësimin sa i përket mungesës së legjislacionit në fuqi, Bytyqi, paraqiti kërkesën e Ministrisë së Arsimit për ndarje të buxhetit, për rregullimin e çështjes së pensionit invalidor për personelin edukativo-arsimor.
Ai kërkoi mbështetjen financiare për ofrimin e 70% të pagës bazë për mësimdhënësit me gjendje të rëndë shëndetësore, numri i të cilëve është mbi 300 dhe lirimin nga mësimdhënia aktive dhe në të njëjtën kohë angazhimin e mësimdhënësve të rinj në vendet përkatëse të punës.
“Përveç planifikimit konform legjislacionit kemi planifikuar edhe një varg politikash të reja, të cilat lidhen direkt me përmirësimin e gjendjes në arsim dhe ngritjen e cilësisë, e që janë kërkesa për 100 asistentë shtesë për fëmijët me nevoja të veçanta, realizimi i praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional dhe pagesën e orës së kujdestarisë, me qëllim parandalimin e dukurive devijuese te nxënësit”, tha Bytyqi.
Duke pasur parasysh pagesën e pagave jubilare të cilat realizohen përmes proceseve gjyqësore, ministri Bytyqi ka kërkuar që kostoja për pagat jubilare të përfshihet në gratin specifik të arsimit.
Po ashtu, edhe pagat për mësimdhënësit e gjuhës së dytë obligative, pagat e zëvendësdrejtorëve për bashkëpunim me ndërmarrje për Shkollat e Mesme Profesionale, si dhe pagat e këshilltarëve të karrierës, me të cilët synohet orientimi dhe përgatitja e nxënësve për orientimin në karrierë janë përfshirë në politikat e reja të Ministrisë së Arsimit.
Në fund të takimit, ministri Bytyqi ka kërkuar ndarje të buxhetit për komuna, në funksion të rritjes së përfshirjes së fëmijëve edhe me 5% të grup moshave 6 muaj deri në 5 vjeç dhe fillimin e pilotimit të mësimit tërëditor në 29 shkolla në nivel vendi.
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...