“Me datë 20 prill institucionet kanë kthyer nga Siria, një numër të qytetarëve, disa prej tyre luftëtarë ndaj të cilëve do të nisen procese gjyqësore. Procesi ka qenë ligjorë dhe kushtetues,” është shprehur Haradinaj.
Ai ka kërkuar që të vazhdohet me seriozitet përkujdesja ndaj të kthyerve.
“Numri i qytetarëve të mbetur nuk është i madh, dhe për çdo zhvillim do ta keni rastin me u informu në momentin e duhur,” është shprehur
Ka paralajmëruar dekorim të drejtorit të AKI-së dhe drejtorit të Policisë së Kosovës.
110 shtetas të Kosovës janë kthyer të shtunën nga Siria, katër prej të cilëve supozohet të kenë qenë luftëtarë të ISIS-it dhe të tjerë, gra dhe fëmijë.
Po vlerësohet se me këtë riatdhesim, Kosova po vendos një standard të rëndësishëm për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in dhe bashkësinë ndërkombëtare në ndjekjen e së njejtës rrugë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë duartrokitur bashkëndjenjës së treguar për të pranuar kthimin të këtij numri të madh të civilëve.
SHBA-të mbesin mirënjohëse ndaj Forcave Demokratike të Sirisë për mbështetjen e tyre në riatdhesim dhe për vazhdimin e mbajtjes humane nën arrest të të qindra luftëtarëve të ISIS-it nga dhjetra vende tjera./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...