Google ADS

PSG e sheh Icardin si zëvendësues adekuat për Cavanin

12:39 | 23 Prill 2019
A. B.

Paris Saint Germain thuhet se është gati të nënshkruajë me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, i cili ka një çmim prej 70 milionë eurosh.

Sipas Gazzetta dello Sport, Icardi është objektivi më i mirë i transferimit te PSG këtë verë, i cili shikohet si zëvendësuesi adekuat për Edinson Cavanin.

GdS shton se ende nuk ka bisedime, por që klubi francez e ka mjaft seriozisht për argjentinasin.

Interi do të kërkojë 70 milionë euro për sulmuesin pasi vlera e tij ka rënë që nga mungesa e tij gjashtë-javor në skuadrën e parë pas problemeve që kishte me klubin dhe trajnerin Luciano Spalletti.

Në rast se Icardi largohet, nuk përjashtohet që edhe klubi nga Milano të fillojë kërkimin për një sulmues. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme