Presidenti amerikan Donald Trump do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Britani në javën e parë të qershorit, bën të ditur Sky News.
Shtëpia e Bardhë pritet të njoftojë detajet e udhëtimit sot gjatë ditës, transmeton portali arbresh.info.
Trump do të shkojë në Pallatin Buckingham për të takuar Mbretëreshën dhe gjithashtu do të udhëtojë në Francë si pjesë e përkujtimeve për 75 vjetorin e zbarkimit të Ditës-D.
Vizita do të jetë gati një vit që nga vizita e tij e fundit zyrtare në Britani të Madhe, kur ai dhe Zonja e Parë Melania takuan Mbretëreshën në Windsor Castle, duke shpenzuar rreth 45 minuta së bashku, në vend të 30 minutave të planifikuara.
Trump më vonë e përshkroi Mbretëreshën, e cila ishte 92 vjeçe, si një “grua e jashtëzakonshme”, e cila kurrë nuk kishte bërë asnjë gabim./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...