Bujqësia ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë shqiptare, duke u përgjigjur për 19% të PBB-së së vendit, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë më të keq paguarit e rajonit. Megjithatë të dhënat tregojnë se pesha e punëve të bujqësisë në Shqipëri iu ka rënë grave. 47% e greve të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, përkundrejt 35.4% të burrave, mbi 10 pikë përqindje diferencë sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Në 2014-n më shumë se 50% e grave të punësuara në vend punonin në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.
Ndryshe nga në Shqipëri, struktura e punësimit në vendet e rajonit zë një peshë më të ulët, ndërsa burrat janë më të punësuar në këtë sektor në krahasim me gratë. Shtuar kësaj, të punësuarit në këtë sektor janë më të keq paguarit e rajonit. Sipas të dhënave nga INSTAT paga mesatare e një të punësuari në bujqësi ishte vetëm 291-euro për vitin 2018, më e ulëta në rajon.
Në Serbi, rreth 20% e burrave të punësuar punojnë në bujqësi, përkundrejt 16% të grave. Paga mesatare sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë në sektorin e bujqësisë ishin 550 euro në 2018.
Edhe në Bosnje Hercegovinë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim. Megjithatë edhe në Bosnje, burrat kanë një peshë më të lartë përkundrejt grave, ku ata përgjigjen për 19.% të të punësuarve, ndërsa gratë 18.6%.
Në Maqedoni 16.9% e burrave dhe 15.6% e grave janë të punësuar në këtë sektor. Megjithatë pagesa është më e kënaqshme se të punësuarit në Shqipëri. Referuar të dhënave zyrtare të statistikave të Maqedonisë së Veriut, paga mesatare në sektor për vitin 2018 ishte 460 euro.
Mali i zi përgjigjet për pagën mesatare më të lartë në rajon për sektorin e bujqësisë, ndonëse të punësuarit në këtë sektor atje kanë peshën më të ulët, krahasuar me vendet e tjera. Rreth 7.1% e burrave dhe 8.2% e grave punojnë në bujqësi sipas Bankës Botërore.
Me zhvillimin e vendeve, përqindja e popullsisë që punojnë në sektorin e bujqësisë, gjuetisë dhe peshkimit po bie. Më shumë se dy të tretat e popullsisë në vendet e varfra punojnë në bujqësi, përkundrejt më pak se 5% në vendet e pasura. Përmirësimi i produktivitetit në këtë sektor sjell reduktimin e vendeve të punës, si dhe reflekton paga më të larta, si në rastin e Malit të Zi. /Monitor/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...