Izraeli përshëndet vendimin e SHBA-së

18:38 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi vendimin e administratës së Donald Trump për të hequr sanksionet mbi Iranin për vendet që importojnë naftën iraniane.

Netanyahu tha sot se masa është “e një rëndësie të madhe për rritjen e presionit ndaj regjimit terrorist iranian”.

“Ne jemi në favor të vendosmërisë së SHBA-së për të kundërshtuar agresionin e Iranit dhe kjo është mënyra e drejtë për ta ndaluar atë,” tha ai.

Vendimi do të thotë se përjashtimi nga sanksionet kundër Iranit për pesë vende, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, por edhe aleatët e SHBA-së, Japonia, Koreja e Jugut dhe Turqia, nuk do të rinovohet sapo të skadojë më 2 maj.

Ky veprim është pjesë e masave që administrata amerikane intensifikon sanksionet e ashpra kundër Iranit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme