Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova shkroi se “kisha nderin të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale me Blerim Rekën”.
“Diskutimet që i kishim, edhe për çështjet që pajtoheshim, si dhe për ato që nuk pajtoheshin, ishim të nivelit të lartë dhe rritën cilësinë e debatit”, shkroi Siljanovska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siljanovksa i uroi për votat e marra dhe se i vjen keq që nuk arritë në rrethin e dytë.
Mbrëmë, Siljanovska në paraqitjen e saj, tha se nëse votat e Blerim Rekës i shtohen votave të saj, “tregimi” për president të shtetit do të merr fund.
“Nëse votat që ne kemi fituar, ia shtojmë votat që ka marrë kandidati i pavarur Blerim Reka, tregimi për kryetar shteti do të përfundojë dhe atëherë do të mund të shpresojmë për të ardhme evropiane”, tha mes tjerash Siljanovska.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...