Presidenti i ri i Ukrainës është aktori i komedive, Wolodymyr Zelenskiy 41-vjeçari fitoi balotazhin e mbajtur dje në Ukrainë me rreth 72% të votave, rezultat ky të cilin pak kush e ka pritur. Ndërsa presidenti i deritanishëm Petro Poroshenko, i zgjedhur në vitin 2014, në këto zgjedhje ka fituar vetëm rreth 25% të votave.
Poroshenko ka pranuar humbjen dhe ka uruar fituesin. Ai tha se do të largohet nga posti i presidentit por jo edhe nga politika. 53-vjeçari thotë se me partinë e tij do të jetë një opozitar shumë i fuqishëm ndaj presidentit të tanishëm.”Unë do të vazhdoj të mbeten në politikë dhe të luftoj për Ukrainën”, tha Poroshenko.
Synimi kryesor – paqja
Zelenskiy premtoi se ai “nuk do ta zhgënjejë kurrë popullin ukrainas”. Ai tha se fillimisht do të kujdeset për gjendjen në lindje të Ukrainës, ku aktualisht ka luftë. “Ne do të vazhdojmë negociatat dhe do të shkojmë deri në fund, me qëllim që të shuajmë zjarrin atje”, tha presidenti i ri në Kiev.
Prej vitit 2014 në rajonin e Donetskut ka luftime mes ushtarëve qeveritarë dhe forcave pro-ruse separatiste. Burimet e OKB pohojnë se deri tani atje janë vrarë 13.000 persona.
“Të gjitha janë të mundura!”
Presidenti i ri properëndimor Zelenskiy e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve një sinjal për të gjitha vendet që dikur i kanë takuar Bashkimit Sovjetik. “Shikoni se çfarë po ndodhë tek ne në Ukrainë. Të gjitha janë të mundura!”, u sugjeroi presidenti i ri shtetasve të vendeve fqinje.
Kritikët thonë se Zelenskiy është një populist pa program të vërtetë politik për të ardhmen e vendit. Ai është futur në jetën aktive politike në fillim të këtij viti, por pikërisht ky duket se është edhe shkaku pse ukrainasit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në pushtet.
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...