Mungesa e buxhetit, mungesa e shumë dramave, konfliktet e shumta, problemet teknike, grevat e aktorëve, kanë qenë disa nga problemet të cilat e kanë karakterizuar Teatrin Kombëtar të Kosovës ndër vite, shkruan arbresh.info
E këto probleme të shumta kanë ndikuar edhe në premierat e pakta që janë shfaqur, por edhe përballjet me shikueshmërinë e dobët.
Në një intervistë për arbresh.info, drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi, u shpreh se që nga fundi i vitit të kaluar Teatri ka marrë një kahje më të mirë, ku kanë realizuar projekte në dy skenat e teatrit.
Ai tha se deri më tani vetëm në skenën e madhe janë realizuar tri shfaqje premierë dhe gjithashtu janë shfaqur 100 repriza.
“Ne për këtë vit e kemi zënë hapin qysh në prag të mbarimit të vitit të kaluar. Kemi aprovuar dhe hartuar reportorin për të dy skenat me kohë dhe qysh nga data tre janar kemi filluar me realizimin e projekteve të aprovuara. Deri më tani në skenën e madhe kemi realizuar dy premiera sipas planit, është fjala për komedinë “Karnavalet e Korqës” me regji të Altin Bashës dhe për shfaqjën “Bryma e vdekjes” me autor Milazim Krasniqi dhe Regjisore Burbuqe Berisha. Sezonin pranverorë do ta mbyllim me premierën e tretë “Sfinga e gjallë” nga Rexhep Qosja dhe regjisore Blerta Zeqiraj”, tha Sopi.
E sa i përket shikueshmërisë, Sopi tha se Teatri ka arritë që pas dy viteve t’a rikthej këtë, duke treguar se vetëm tre mujorin e parë kanë qenë rreth 7 mijë shikues.
“Me numrin e shikuesve jemi jashtëzakonisht mirë, e kemi rikthyer trendin e shikueshmërisë para dy viteve që fatkeqësisht vitin e kaluar e kemi humbur për shkak të ndryshimeve në menaxhment dhe problemeve tjera që ka pasur teatri. Vetëm tre mujorin e parë e kemi pasur rreth 7 mijë shikues, që është një numër rekord dhe mund të themi se puna po ec për së mbari”, deklaroi Sopi.
Një nga pengesat të cilën e theksoi ai ishin rregullat e reja financiare.
“Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit, na kanë mbetur mjete nga secili projekt i planifikuar, jemi brenda planifikimeve buxhetore. Ajo që na krijon vështirësi janë barrierat e rregullave të reja financiare, sikurse e dini Teatri Kombëtar tashmë nuk ka konto, sikurse shumica e institucioneve kulturore”, shtoi ai.
E si duket mbështetja nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për Teatrin Kombëtar të Kosovës, nuk është aq sa duhet.
Sopi tha se Ministria e Kulturës nuk ka interferuar, edhe pse kanë pas ambicie më të mëdha, mungesa buxhetore i ka bërë t’i tkurrin këto plane.
“Ministria nuk ka interferuar, ne kemi pas ambicie më të mëdha financiare, sepse kemi planifikuar projekte më të gjëra edhe evente përcjellëse, sidomos ideja jonë ka qenë që projektet tona t’i nxjerrim edhe jashtë kufijve të Kosovës, që ta prezantojmë Kosovën sa më shumë në rajon dhe në Evropë, por, në pamundësi buxhetore ne këto evente jemi munduar t’i tkurrim koxha shumë. Buxheti I këtij viti është i njëjtë me vitin e kaluar, nuk ka pas ndonjë rritje”, është shprehur Sopi.
E objektin në të cilën vazhdon të funksionojë Teatri Kombëtar i Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore ishte ndërtuar nga partizanët si shtëpi e kulturës.
Sopi tregoi që para luftës ishin ndarë mjetet për t’u ndërtuar një objekt pikërisht për Teatrin Kombëtar të Kosovës, por, që ishte penguar nga një kryetar komune serb.
“Plani ka qenë të pastrohet një pjesë e madhe e qytetit dhe të ndërtohet sheshi i Teatrit të Kosovës. Projekti ka qenë i realizuar nga arkitekti i njohur kroat Andrija Mutnjaković dhe ka qenë projekt fantastik. Kanë qenë edhe mjetet të ndara, por, pengesë për këtë ka qenë një kryetarë komune i cili ka qenë serb. Ka pasë iniciativa edhe pas luftës por nuk kanë marr dritë të gjelbër”, tha ai.
Se a ka tani ndonjë plan për ndërtimin e një objekti të ri për teatrin, Agim Sopi tha se kjo temë nga Qeveria aktuale as që është në rend dite.
Gjithashtu në fund ai tha se fatkeqësia e dy shteteve shqiptare sa i përket teatrove është se nuk kemi teatro të formateve kombëtare siç janë nëpër botë./E.Haxhiu/arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...