Tre fëmijët e miliarderit të Asosit në mesin e të vdekurve në Shri Lankë

09:25 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Pronari miliarder i Asosit, Anders Holch Povlsen ka thënë se tre nga katër fëmijët e tij janë vrarë në sulmet terroriste në Shri Lankë gjatë Pashkëve.

Povlsen është pronari i dytë më i madh privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është aksionari më i madh në Asos, transmeton portali arbresh.info.

Shtatë sulmues vetëvrasës vranë të paktën 290 persona në sulme të koordinuara në hotele me pesë yje dhe kisha.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë, por policia e Shri Lankës thonë se një grup ekstremist mysliman ishin pjesë e një paralajmërimi të inteligjencës./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme