20 vite nga rënia e Sylejman N. Jashari

08:51 | 22 Prill 2019
Arbresh.info

Sot bëhen 20 vite nga rënia e Heroit të Kombit Sylejman N. Jasharit.

Sylejman N. Jashari u shqua për heroizmin e tij gjatë vitit 1999 ku edhe me 22 prill të atij viti në luftën ndaj serbëve në fshatin Prapashticë të Komunës së Prishtinës ai ra dëshmor.

Në nderim të veprës së tij në vitin 2017 presidenti i vendit Hashim Thaçi e dekoroi personalitetin e tij me urdhrin “Heroi i Kombit”

Sot nga ora 12:00 në fshatin Prapashticë të Malësisë së Gollakut do të bëhen homazhe pranë vendit ku ai ra dëshmorë.

Njoftimi për homazhe për dëshmorin e ka dhënë edhe nënkryetari i OVL-UÇK, Migjen Shala.

“Sylejman N. Jashari ka rënë në moshë të re duke luftuar në vijat e frontit në Prapashticë të Gollakut. Në orën 12:00, më 22 prill bëjmë homazhe tek vendi i rënies në Prapashticë. Lavdi veprës dhe heroizimit tuaj”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, nënkryetari i OVLUÇK-së, Migjen Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme