Parlamenti Studentor do të fillojë me protesta dhe bojkotim të procesit mësimor për të kundërshtuar, vendimet e dëmshme dhe ndërhyrjet në punën e këtij parlamenti.
Kështu thuhet në një njoftim të organizata studentore REFORMA, e cila do sot do të mbaj një aksioni simbolik në oborrin e rektoratit të UP-së, duke filluar nga ora 11:00.Sipas kësaj organizate, përmes këtij aksioni do të paralajmërojmë protestat e Parlamenti Studentor.
“Do t’i drejtohemi Ministrit të Arsimit që ky Bord Drejtues i UP-së nuk po i përfaqëson interesat e Universitetit mirëpo më shumë i përshtatet interesave të partive politike dhe është shndërruar në BORD PARTIAK. Universitetin i Prishtinës tashmë po e quajmë “UP-Telekomi i Kosovës”, ne do të kundërshtojmë ndërhyrjet e jashtme që po i bëhen Universitetit të Prishtinës dhe duke u munduar që me çdo kusht ta politizojnë edhe organin më të lartë të përfaqësimit studentor në UP, Parlamentin e Studentëve. Si organizatë e pavarur studentore REFORMA jemi kundër tendencave të cilat po bëhen për interesa me prapavi partiake. Ky aksion simbolik është paralajmërim për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha njësitë akademike”, thuhet në njoftim.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...