Sipas një hulumtimi pesëvjeçar të një ekipi shkencëtarësh nga Singapori, aktualisht në botë mungojnë 23,1 milionë femra, shkak për këtë faji i vendeve me traditë patriarkale.
Politikologu kanadez mendon se do të kemi probleme serioze për shkak të mungesës së femrave.
Presioni i aparatit shtetëror në vende si Kina e India e ka bërë të veten.
Çiftet në mjedise urbane kanë guxuar të kenë vetëm dy fëmijë vetëm me kusht që edhe vetë të mos kenë vëllezër e motra, ndërsa në fshat fëmija i dytë është lejuar vetëm nëse i pari ka qenë – vajzë.
Për ata të cilët do t’i shkelnin këto rregulla dënimet kanë qenë bukur të ashpra.
Meqë Kina është tradicionalisht vend patriarkal i orientuar në pasardhës mashkullorë, politika e një fëmije ka bërë që femrat t’i abortojnë fëmijët femra apo edhe t’i braktisin.
Sipas një hulumtimi pesëvjeçar të një ekipi shkencëtarësh nga Singapori, aktualisht në botë mungojnë 23,1 milionë femra, ndërsa në këtë shifër ka ndikuar edhe kjo praktikë bizare.
Madje 10,6 milionë femra mungojnë në Indi, ndërsa 11,9 në Kinë.
Nga ana tjetër, politikologu kanadez Darrell Bricker, mendon se do të kemi probleme serioze për shkak të mungesës së femrave.
Kina sipas hulumtimeve kulmin e favorizimit gjinor e ka arritur në vitin 2005 dhe qysh tash po fillon të ndjehet mungesa e femrave të moshës reprodukuese.
Bricker në librin e tij Empty Planet (Planeti i zbrazët) përfundon se sipas të gjitha gjasave do të na mungojnë njerëzi, se sa të kemi të tepërt.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...