Të paktën 200 persona kanë humbur jetën, ndërsa 450 janë lënduar në sulmet kamikaze në tre kisha dhe katër hotele në Sri Lankë, bëri të ditur policia.
Shtatë persona janë arrestuar, ndërsa tre policë janë vrarë gjatë aksionit të forcave të sigurisë në kryeqytetin e shtetit, disa orë pas serisë së sulmeve. Autoritetet kanë bërë të ditur se pjesa më e madhe e sulmeve janë kryer nga kamikaze.
“Qeveria ka shpallur orë policore në Kolombo dhe e ka bllokuar qasjen në rrjetet sociale dhe aplikacioneve për dërgimin e mesazheve si Fejsbuk dhe WhatsApp, Nuk dihet se kur do të hiqen këto masa, transmeton Hina.
“Gjithsej, kemi informacione nga të gjitha spitalet për 207 raste të vdekjeve, Sipas informacioneve të deritanishme, në spitale janë pranuar 450 persona të lënduar”, deklaroi zëdhënësi i policisë, Ruvan Gunasekera. Të paktën 27 të vdekur janë të huaj.
Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në vend, i cili me dekada, deri në vitin 2009, ka luftuar me talebanët separatistë. Sulmet kamikaze në kryeqytet gjatë asaj periudhe ishin të shpeshta. Grupet krishtere lokale theksojnë se viteve të fundit ata po përballen me frikësime të shumta nga disa murgj budistë ekstremë.
Jnaë sulmuar edhe hotelet “Sinamon Grand”, “Kingbari” dhe “Shangi-La” dhe Tropikal. Tani për tani nuk dihet numri i saktë i të vdekurve në hotele. Spitalet kanë bërë të ditur për 27 të vdekur të huaj, derisa një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sri Lankës ka informuar për 35 të huaj tl cilët e kanë humbur jetën, mes tyre nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda dhe Turqia. Mediat kineze transmetojnë dhe se mes viktimave ka edhe një kinez.
Shpërthimi i tetë ka ndodhur në një shtëpi në Kolombo.
Kryeministri i Sri Lankës Ranil Vikremesinge e ka konvokuar Këshillin Kombëtar për Siguri në takim në shtëpinë e tij.
“Fuqimisht i dënoj sulmet e sotme qyqare të njerëzve tanë. U bëj thirrje të gjithë banorëve të Sri Lankës në këtë moment tragjik të jenë të bashkuar dhe të fortë. Shmangni të përhapni raporte dhe spekulime të pakonfirmuara. Qeveria ka ndërmarrë hapa të shpejtë që t’i kontrollojë këtë situatë”, ka shkruar ai në Tuiter.
Presidenti Maitripala Sirisena deklaroi se u ka urdhëruar forcave speciale policore dhe ushtrinë të hetojnë kush qëndron pas sulmeve dhe cilat janë motivet. Ushtria është sistemuar nëpër rrugë, ndërsa zëdhënësi ushtarak ka theksuar se është rritur siguria edhe në aeroportin ndërkombëtar bë Kolombo.
Nga gjithsej 22 milionë banorë në Sri Lankë, rreth 70 për qind janë budistë, 12,6 hindu, 9,7 janë myslimanë dhe 7,6 për qind të krishterë.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi