Forcat izraelite të sigurisë sot në mëngjes arrestuan një shurdhmemec të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se forcat izraelite në El-Khalil kanë arrestuar 21-vjeçarin Ammar Amer i cili është shurdhmemec.
Më tej thuhet se gjatë bastisjeve izraelite të mëngjesit të sotëm janë arrestuar edhe 5 palestinezë në El-Khalil, Ramallah dhe Hizma.
Sipas të dhënave të insitucioneve palestineze, në burgjet izraelite aktualisht ndodhen të pakten 5.700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
Me qëllim të presionit shtesë dhe frikësimit të palestinezëve, forcat izraelite të sigurisë me muaj ndërhyjnë me bastisje në lagjet e Bregut Perëndimor të pushtuar.
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...