Arsenali u befasua në shtëpi pasditen e sotme (e diele) duke u mposhtur me rezultat 2 me 3 nga Crystal Palace.
“Topçinjtë” pësuan një goditje të madhe në garën për pozitë kualifikuese në Ligë të Kampionëve pas disfatës së pësuar në Emirates në takimin ndaj skuadrës së Roy Hodgsonit, shkruan portali arbresh.info.
Christian Benteke, i cili krijoi një asistim dhe realizoi golin e epërsisë për skuadrën mysafire, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje – 8.4.
Me notë të lartë janë vlerësuar edhe autorët e golave të tjerë si Wilfried Zaha (7.8), McArthur (7.6) dhe asistuesi Luka Milivojevic (8.1).
Te skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery, Alexandre Lacazzette (7.4). Aubameyang (7.6) dhe Mesut Ozil (7.4) janë vlerësuar me nota të larta.
Lojtari me notën më të dobët është mbrojtësi shqiptarë Shkodran Mustafi (5.4), i cili bëri një gabim trashanik duke i dhuruar një gol mysafirëve./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...