Google ADS

E bija, Besa për Koço Kokëdhimën: Ka një problem

18:45 | 21 Prill 2019
Trina Galanxhi

Ashtu sikurse është bërë me dije kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar në Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, e ftuar mbrëmë në ‘Xing me Ermalin”, vajza e tij Besa Kodhëdhima ka mbështetur të atin për këtë garë qe do të nisë, megjithëse është shprehur se do të donte që babai të mos merrej me politikë.

“Unë nuk do doja fare që babai im të merrej me politikë”, tha Besa teksa u shpreh se për shkak të angazhimeve, si familje takohen shumë rallë.

Më tej këngëtarja u shpreh se babai i saj ka ide gjeniale, por sipas saj ka një “problem të vogël” se po iu fut një gare e çon deri në fund dhe del me fitore.

“Dëshira e tij dhe besimi i tij është i jashtëzakonshëm. Ka vizione gjeniale dhe është njeri që mund të sjellë zgjidhjen e kësaj situate. Nga ana tjetër babai im ka një problem të vogë, se po iu fut një gare… (përmenda rastet e fitoreve) Është i vetmi person që mund t’i bëjë ballë presioneve dhe servilizmave të sotme”, tha Besa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme