Ushqimi gjithmonë është i rëndësishëm për shëndetin dhe konsumatorët janë ata që bëjnë zgjedhjet e tyre për çka do të konsumojnë.
Ajo që është më e rëndësishme në një vakt ushqimor është freskia e produkteve që konsumohen, mbi të gjitha mishi.
Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin, siç raporton revista Monitor, tregojnë se në vendin tonë konsumi i mishit për frymë arrin në 44 kg në një vit.
Të dhënat tregojnë se konsumi i mishit në vendet e Bashkimit Europian përllogaritet në 64 kg/frymë në vit.
Ndërsa në vendin tonë, pothuajse 90% e mishit të përpunuar importohet.
Prodhimi i mishit është i përqendruar në qarqet e Fierit (16%), Elbasanit (15%), Tiranës (10%) dhe Korçës (9%), të cilat së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e prodhimit të përgjithshëm.
Konsumatori gjithmonë është para dilemës së madhe. Të kërkojë cilësinë dhe freskinë e produktit, apo të konsumojë atë çka është servirur dhe ka një kosto të kënaqshme.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...