Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar takime me të rinjtë në Korçë.
“Të rinjtë çdo ditë e më shumë po e lënë vendin sepse nuk kanë mundësi punësimi, siguri publike dhe një sistem arsimor që ti shërbejë tregut të punës”, shkruan Braimllari.
Postimi i plotë:
Me Enon në Korçë, i cili na prezantoi miqtë e tij.
Shqetësuese largimi i të rinjve nga vendi për shkak të kësaj qeverie dhe te këtij kryeministri. Të rinjtë çdo ditë e më shumë po e lënë vendin sepse nuk kanë mundësi punësimi, siguri publike dhe një sistem arsimor që ti shërbejë tregut të punës.
Edi Rama ka shkatërruar vendin duke e zhytur në varfëri ekstreme dhe duke i detyruar te rinjtë të emigrojnë.
LSI angazhohet ne hartimin e politikave në shërbim të rinjve. Hapjen e vendeve të reja të punës. Arsim profesional dhe investim në bujqësi si një mundësi e mirë për të zhvilluar ekonominë dhe për të hapur vende të reja pune.
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...
Ministrja Gërvalla lirohet nga akuza për mosraportim të pasu...
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...