Arbëreshët prej 500 vitesh mrekullojnë italianët me kulturë shqiptare

15:38 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Pashkët edhe këtë vit janë festuar gjerësisht nga arbëreshët në Itali.

Sikurse duket edhe nga video e mëposhtme, ata festojnë duke ruajtur me fanatizëm traditën shqiptare.

Arbëreshët jetojnë kryesisht në Sicili, ku edhe bashkëjetojnë me disa grupe etnike.

Arbëreshët, krahas riteve fetare, ruajnë edhe lidhje e forta të prejardhjes së tyre.

Prej më shumë se 500 vitesh në Itali, ata kanë ruajtur veshjet popullore si dhe kulturën.

Në Horën e Arbëreshëve po mbahen manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë.

Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali./konica.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme