Manchester United vendos rekord negativ

15:41 | 21 Prill 2019
Arbresh Info

Manchester United ka vendosur një rekord negativ pasditen e sotme (e diele) kundër Evertonit.

“Djajtë e Kuq” e kanë gjetur vetën në një disavantazh prej dy golave pas vetëm 28 minutave lojë në takimin si mysafirë kundër skuadrës së Marco Silvas, shkruan portali arbresh.info.

Richarlison dërgoi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 13′ para se Gylfi Sigurdsson të shënojë për 2 me 0 supergol nga distanca.

Manchester United tani ka shkuar 11 ndeshje pa mbajtur portën e pastër, gjë që nuk i ka ndodhur që 21 vite.

Hera e fundit që skuadra e Manchester United ka pësuar në 11 ndeshje radhazi ka qenë viti 1998.

Manchester United ka pësuar 46 gola në këtë sezon, rekordi më i keq i tyre brenda një sezoni të vetëm në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme