Arsenali raportohet t’i jetë bashkuar Liverpoolit në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Monchengladbachit, Thorgan Hazard.
25-vjeçari, i cili është vëllai i Eden Hazardit të Chelseas, ka shënuar 12 herë dhe ka regjistruar 11 asistime brenda 31 paraqitjeve te Gladbachi këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli dhe Borussia Dortmundi janë përfolur shumë për transferimin e reprezentuesit belg.
Megjithatë, bazuar në një raport nga The Sun, trajneri Unai Emery është “një tifoz i madh” i Hazardit dhe “Topçinjtë” janë duke e “vëzhguar nga afër situatën e tij” para fillimit të sezonit 2019/2020.
Hazard, i cili nuk ka bërë asnjë paraqitje te Chelsea gjatë kohës së tij në klub, do t’i përfundojë kontrata në Galdbach në fund të sezonit të ardhshëm./arbresh.info/
Sulmi izraelit vret 73 persona në Gazën veriore
Shembet porti i tragetit në Gjeorgji, të paktën shtatë të vd...
A është më mirë që për kafjall të hamë picë apo drithëra? Pë...
Kafeja e mëngjesit, ja si ndikon në kujtesën tuaj
Parashikimi i motit për këtë të diel
Presidenti izraelit: Sulmi me dron në shtëpinë e Netanyahut,...